Fisi "KUQI" , para shek XIX, ishte i ngulur ne fshatin KUQLA, ne zonen e Kurbinit. Mendohet se emri i fshatit rrjedh nga qe kishte boke te kuqe. Ne kete fshat edhe sot ruhen gjurmet e germadhave te baneses se paraardhesve te Xheladinit. Thuhet se ne kete kohe fshatin e preku semundja e murtajes. Shperngulja per ne Kruje eshte bere nga Bejtullaj Kuqi, i biri i Hajdar Kuqi ne lagjen Dallak.
Ne katundin Kuqel kan mbetur familja e Ali Kuqit, ndersa te tjeret, Zenel Kuqi eshte vendosur ne Mamuras.Muharemi ne Kruje ne lagjen Varzh, Hyseni ne Isake. Hyseni, ish deputet i Fan Nolit ne Dollak; qe te gjithe kusheri me Bejtullaun. Bejtullai kishte kater djem, Aliun, Hajdarin, Mahmutin dhe Idrizin. Brezi ne fjale eshte brezi i Idrizit i cili kishte femije Rexhepin, Xheladinin, Seitin, Rokuja Bedeni, Caje Selimaga dhe Meremere Haxhiaga. Keshtu qe banoret, ata qe munden te jetonin, u shperngulen duke ju drejtuar qytetit te Krujes, Mamurrasit, Durresit, Elbasanit, Palermo (Itali)...!
Fisi i KUQEVE ne Kruje u ngul te jetonte ne lagjen Gurkuqe, ne Varosh, ne Abaze, ne Isake etj. Mbiemri Kuqi eshte i njohur edhe ne Kosove, ndoshta edhe ne ndonje zone tjeter, por nuk kemi gjet lidhje gjaku me to akoma.
Ne vitin 1820, Idrizi u zhvendos ne Kruje, i cili bleu truall per ndertim shtepie, ullishte, dyqane. Ne vitin 1840 ndertuan nje ndertese madheshtore, shume te bukur nga ana arkitekturore, per vlerat qe kishte vite me vone u shpall monument kulture te kategorise se pare. Banesen e ndertuan mjeshterat dibrane. Fisi i Bejtekuqeve i takonte shtreses se pasur, kishin pasuri te tundeshme e te patundeshme qe e krijuan me pune te ndereshme, duke u marre me tregeti brenda e jashta vendit etj.
Ne vitin1922, XHELADINI, u vendos ne Durres, ku bleu nje shtepi dhe merresh me tregeti lekurash. Me vone se bashku me vellane SEITIN, babai i Luan Kuqit, u zhvendosen ne Elbasan. Ketu blene shtepi, ndersa ne malesine e Elbasanit munden te hapnim nje ndermarrje druri me sharra. Xheladini ne Elbasan jetoi e punoi deri ne vitin 1944. Pas clirimit te vendit organet e pushtetit i shtetezuan te gjitha pronat. Xheladini rikethehet ne Kruje, ndersa vellai, Seiti, qendroi ne Elbasan, ku vazhdoi te jetoi me familje.
XHELADINI dhe bashkeshortja XHEME sollen ne jete tre djem dhe nje vajze...GANI, IBRAHIM, SKENDER dhe FAHRIE. Meqenese gruaja e pare i vdiq, u martua me AISHEN duke sjelle ne jete gjashte vajza...FATIME, SHPRESA, PRANVERA, DYLFIQARE, TEUTA dhe LIRIE. Ne vitin 1947, XHELADININ pa asnje aresye e fusin ne burg, i cili denohet me pushkatim. Varroset fshehurazi te varrezet e Lagjes Abaze, fatmiresisht u pa nga nje banore i lagjes, pas shume kohe c'varroset duke u rivarrosur si qytetare i lire. Ne gazeten "Bulevard", autori Bashkim Kadiu do te shkruante nje artikull me titull "Portreti i nje familje te madhe, nen terrorin e diktatures se kuqe" kushtuar patriotit XHELADIN KUQI. Ne mes te tjerave autori do te shprehej "Pas clirimit ndaj ketij burri qe kishte dhene kontribut per clirimin e atdheut nga Italia fashiste, si shok i gjeneral Abaz Kupi dhe mik i Mustafa Kruse, do te merreshin masa drastike duke e burgosur...dhe me vone ta pushkatonin!"
Ndjekjen, burgosjen dhe eleminimin fizik te XHELADINIT, e vuajten me dekada pasardhesit, duke u quajtur si te "prekur", me njolla ne biografi!.
Fshati Kuqel
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.